Mitrovica e Veriut hyn në karantinë, ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit

07 korrik 2020 | 22:15

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka bërë të ditur se që nga sontë hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë.

Goran Rakiç, i cili la pozitën e kryetarit të kësaj komune për t’u pozicionuar në postin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar shpalljen e karantinës në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditët e ardhshme, masa këto të direktuara nga qeveria serbe përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp, shkruan Reporteri.net.

Goran Rakiç shtoi se ata po sillnin masa të reja për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe numrit të shtuar të rasteve të infeksionit koronavirus.

Selia e krizave të katër komunave në veri të Kosovës, ka marrë vendim që nga sonte të karantinohen këto komuna dhe të vendoset kufizimi i lëvizjes për qytetarë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit deri në javën e ardhshme, raportojnë mediet serbe.

“Nga sot deri në javën tjetër, nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit, lëvizja e të gjithë personave është e ndaluar, përveç atyre personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizave, deklaroi Rakiç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëstrajneri i Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka konfirmuar se…