Mitrovicë, mbahen zgjedhjet e këshillave lokale në fshatrat Vërrnicë, Pirq dhe Vidimriq

26 maj 2023 | 11:16

Komisioni për zgjedhjen e këshillave lokale po vazhdon me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të këshillave të fshatrave në komunën e Mitrovicës.

Kryetar i këshillit të fshatrave Vërrnicë dhe Pirq u zgjodh Ramadan Rexhepi, ndërsa për fshatin Vidimriq u zgjodh Zymer Behrami.

Në fshatin Vërrnicë dhe Pirq u zgjodhën gjithsej 5 anëtarë, kurse në Vidimriq 7 anëtarë.

Në këtë proces të zgjedhjeve morën pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri dhe anëtarët e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, Jeton Ujkani, Majlinda Kurti dhe Valbona Sadiku.

Nënkryetari Tahiri tha se ndihet i lumtur që fryma demokratike po përcjell procesin në të gjitha fshatrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka vendosur të krijojë disa lehtësime për të huajt,…