I mituri ekspozon me fotografi armën e fshehur të babait

28 qershor 2018 | 13:28

Në fshatin Begrac të Kaçanikut, policia ka identifikuar një të mitur 15-vjeçar, i cili përmes fotografisë kishte ekspozuar posedimin e armës AK-47.

Pas konsultimit, ai e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij që gjendet jashtë shtetit.

Arma së bashku me dy karikatorë dhe pa municion është konfiskuar.

Dëshmitari është intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti mbetet nën hetime derisa të kthehet dhe të intervistohet edhe i dyshuari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Prishtinë ka njoftuar se kanë arritur të identifikojnë…