Mjekët nuk gjejnë shërim për 22-vjeçaren që nxjerr kristal nga sytë

25 shtator 2019 | 11:30

Rasti i një vajze 22-vjeçare nga Armenia ka habitur mjekët. Satenik Kazaryan u shfaq në spital me dhimbje të tmerrshme që shkaktohen nga kristalet që nxjerr nga sytë.

“Isha te dentisti dhe m’u duk sikur më hyri pluhuri në sy. Kjo më lëndoi. Shkova tek oftalmologjisti dhe më dolën disa kristale nga sytë. Tani jeta ime e përditshme është kthyer në makth”, ka thënë ajo. Vajza është e shqetësuar se lotët e kristaltë mund të jenë shenjë e problemeve më serioze. Por, fatkeqësisht, nuk bën dot trajtime më të thelluara pasi familja është e varfër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i rokut Lenny Kravitz ka pyetur ndjekësit në llogarinë…