Mjeku-Azizi: Pushofsh në paqe djali më i mirë, GRAMOS!
08 prill 2025
| 11:48
I dashur Gramos,
I ndjeri dhe i përjetshmi Gramos!
Sot, more rrugën e amshimit, rrugë të cilën një ditë do e marrim të gjithë.
Vullneti yt, sharmi yt, zemërgjerësia jote, buzëqeshja jote nuk heshtën as edhe një moment të vetëm edhe pse, ti ishe në rrugën atje ku shkove sot.
Ti i dhe frymëzim jo vetëm familjes tënde që të deshën shumë, por ti ishe shtylla kryesore e njerzillëkut dhe sinonim i vullnetit të kësaj bote.
Ti ishe i shtrirë dhe qeshje, ti ishe i shtrirë dhe epshe kurajë te të tjerët.
Ah bre Gramos, ike por mos harro që kujtimi për ty do mbetet i përjetshëm.
Aq i përjetshëm sa edhe i pashlyeshëm.
Të Allahut jemi, te ai do të kthehemi!
Pushofsh në paqe djali më i mirë, GRAMOS!
Me nderime të thella!
Arieta Mjeku Azizi me familje!



