Mjeku francez akuzohet për helmim të 17 personave

17 maj 2019 | 11:46

Franca ka nisur hetim penal kundër një doktori francez që dyshohet të ketë helmuar 17 persona.

Anesteziologu Frederic Pechie, tashmë është hetuar edhe për shtatë raste tjera të helmimit, që në total kanë rezultuar me nëntë vdekje.

Prokurorët dyshojnë se ai me qëllim ka manipuluar me pozitën e tij duke krijuar situata urgjente, ashtu që të tregojë atë që di.

Pechier, i cili mohon këto pretendime, përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i ka thënë agjencisë së lajmeve “AFP” se hetimet nuk kanë vërtetuar asgjë.

“Ka mundësi që Doktori Pechier të ketë kryer këto helmime. Mirëpo hipoteza nuk është asgjë më shumë se hipotezë”, ka thënë Borgne.

Pechier, 47-vjeçar është hetuar gjatë majit të vitit 2017, për shtatë helmimet e para. Ai më pas është liruar, mirëpo i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit.

Këtë javë ai është marrë në pyetje nga policia për 66 raste të sulmeve në zemër që u kanë ndodhur pacientëve gjatë operacioneve, ndonëse ato intervenime nuk ishin konsideruar shumë të rrezikshme.

Prokurori Etienne Manteaux, u ka thënë medieve lokale se Pechier është “emëruesi i përbashkët” në secilën rast dhe se ai ka qenë në konflikt të hapur me kolegët e tij.

Pechier ka mohuar pretendimet, derisa avokatët e tij kanë akuzuar policinë se ka ndërhyrë në deklaratat që mjeku ka dhënë në intervistimin fillestar, raporton “Rel”.

“Pavarësisht vendimit, karriera ime ka përfunduar”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Askush nuk mund t’i besojë një doktori, që në një periudhë është akuzuar për helmim. Familja ime është e thyer dhe jam i frikësuar për fëmijët e mi”, është shprehur ndër të tjera Pechier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamela Andersoni është zyrtarisht një vajzë e “Vogue”. Ish-modeluesja e…