Mjeku italian: Asimptomatikët nuk infektojnë me Covid-19

30 maj 2020 | 11:48

Mjeku i njohur Italian, Giulio Tarro ka deklaruar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët.

“Ekziston një punë shkencore ku u morën në studim një person asimptomatik dhe 455 njerëz që ai takoi: rezultati final ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh Giulio Tarro.

“Besoj se do të jemi të qetë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të virusit dhe duhet të reagojmë me qetësi”, shtoi Torro

Ai tha gjithashtu se “për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër. Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që bisedojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 cm – siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë nuk ka rrezik që të ndodhi asnjë lloj infektimi.

Sidomos tani që Sars CoV2 nuk ka më ngarkesë të fuqishme virale, ju mund të ndiheni të sigurt dhe të mos shqetësoheni kaq shumë, përfundoj Tarro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) u ka bërë thirrje organeve…