Mjeku shqiptar në Romë: Ja pse virusi u shpërnda shpejt

08 prill 2020 | 09:35

Nard Tetaj, mjek, anestezist në Romë, ka bërë me dije se COVID 19 mund të jetë përhapur që në fillim të janarit, sepse nga mesi dhe fundi i janarit, sipas tij, ka pasur një rritje të pacientëve me pulmoni.

Përhapja e koronavirusit, sipas mjekut, ka ndodhur pasi është nënvlerësuar. “Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë sepse virusi ishte përhapur”, theksoi ai.

“Po bëhen shumë kërkime shkencore në të gjithë botën, por deri tani ende nuk ka një ilaç specifik për COVID 19.

Është shumë e mundur që virusi të jetë përhapur që në fillim të janarit sepse edhe nga mesi dhe fundi i janarit ka pasur një rritje të lartë të pacientëve me pulmoni. Por, nuk është njohur si pulmoni e shkaktuar nga koronavirusi.

Nënvlerësimi i COVID-19 ka bërë që të përhapet shumë shpejt dhe pastaj të njihet rreth 20-21 shkurtit. Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë sepse virusi ishte përhapur.

Masat e kontrollit që u morën ishin të rrepta, edhe pse ndërgjegjësimi për rezultat pozitiv është shumë i vështirë. Ndërkohë dy ditët e fundit kemi një ulje, edhe pse më përqindje të vogël”, u shpreh Tetaj për “ABC e mëngjesit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti gjerman për Virologjinë Robert Koch po kërkon vullnetarë që…