MMPH-ja heq objektet montazh në Prevallë

22 nëntor 2019 | 08:44

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur aksionin për largimin e disa objekteve montazh në Prevallë. Sipas vendimit të MMPH-së, parashihet largimi i 14 objekteve që përfshijnë kampshtëpiza dhe kioska.

Kjo ministri iu ka dërguar një kërkesë më datën 22 gusht banorëve për t’i larguar vetë, por nuk është zbatuar nga ata.

Banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit.

Sipas MMPH-së, arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.

Disa prej tyre janë larguar dje, kurse aksioni pritet të vazhdojë sot dhe nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit…