Modeli M i BMW-së, i mrekullueshëm

02 dhjetor 2021 | 08:22

Kjo është XM, BMW që “ngriti shumë pluhur” në njoftimin e tij, dhe me siguri do ta bëjë tani përsëri, pasi që atributet e tij janë zbuluar.

XM është një ‘përbindësh’ dhe ky është modeli i dytë M.

Kujtojmë, i pari mbërriti në fund të viteve 1970, dhe ishte një M1 magjepsës.

Dhe tani XM ka ardhur.

Pjesa e përparme e XM duket shumë agresive, pothuajse si një automjet ushtarak.

Ky model ka rrota 23 inç, dhe në anën e shoferit shohim dyert që tregojnë qartë se bëhet fjalë për një hibrid plug-in.

Nga ana tjetër, pjesa e pasme dominohet nga një maskë që simulon tuba më të mëdhenj trapezoidë.

XM është gjithashtu modeli M më i fortë në histori.

Motori i tij V8 mundëson të paktën 750 kuaj fuqi dhe 1000 Nm, kështu që mund të supozohet se XM do të arrijë 100 km/h në më pak se 4 sekonda.

Kabina ka padyshim ka një theks te luksi dhe më pak te sporti.

Megjithatë, mos prisni vetëm sipërfaqe të mbuluara me lëkurë. Në vend të kësaj, BMW vendosi të përdorë edhe materiale artificiale.

BMW XM vjen në skenë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe përflitet se mund të fillojë me një çmim prej rreth 150,000 euro. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple ndoshta i ka vendosur pritshmëritë e saj paksa shumë…