Modelja zbulon lidhjen e fshehtë më këngëtarin: Më kërkoi t’i vinte fëmijës emrin tim

21 shtator 2022 | 11:20

Videoja e një modeleje është bërë virale në TikTok sepse ajo zbuloi se kishte një lidhje me Adam Levine. Summer Stroh, ndonëse nuk ia përmendi emrin, e quajti atë një “burrë që është i martuar me një modele të Victoria’s Secret”. Këngëtari 43-vjeçar i Maroon 5 është e martuar me ish-modelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Aktualisht ata janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

“Në atë kohë isha e ri, naive dhe sinqerisht, ndihem sikur më përfituan”, tha 23-vjeçarja në video. “Unë nuk isha në “front” si tani, kështu që padyshim që manipulohesha shumë lehtë”. Stroh tha se marrëdhënia ndodhi “vitin e kaluar”, kur ajo “u diplomua nga kolegji në 2021”. Kur u pyet nëse lidhja e supozuar ishte seksuale, modelja pretendoi se ajo dhe Levine kishin një marrëdhënie “fizike”. “Nuk kam folur me të prej muajsh”, shtoi ajo gjithashtu.

Stroh pretendoi se ajo dhe Levine ishin në lidhje për “rreth një vit”, por ai u kthye në jetën e saj muaj më vonë për t’i kërkuar  që ta quante fëmijën e tij të ardhshëm me emrin e saj. “Ai më tha: “OK, pyetje serioze. Unë do të kem një tjetër fëmijë dhe nëse është djalë, dua ta quaj Sumner. A je dakord me këtë? Unë e them seriozisht”, tha modelja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se gjyqi…