Modriqi: Brazili është favorit, por ne i kemi shanset tona

08 dhjetor 2022 | 15:45

Kroacia nesër do të përballet me Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kapiteni dhe futbollisti më i mirë i kroatëve, Luka Modriq ka folur në konferencën për shtyp duke thënë se Brazili gjithmonë është favorit, por Kroacia i ka shanset e veta për të kërkuar fitoren e parë ndaj brazilianëve.

“Ne bëmë një gjë të mirë duke shkuar në çerekfinale, por pavarësisht, ne ende duam më shumë. Ndeshja më e rëndësishme e turneut na pret kundër favoritëve të Kupës së Botës. Brazili është gjithmonë favorit, por ne duhet të japim maksimumin tonë si në çdo ndeshje deri tani dhe të luajmë më të mirën nga vetja jonë. Ne i kemi forcat tona, besojmë te vetja dhe te njëri tjetri, e kemi ende një shans”, ka thënë Modriq.

“Kam luajtur disa herë ndaj Brazilit, por nuk kemi arritur t’i mposhtim ende. Shpresoj se kjo gjë do të ndryshojë. Brazili ka lojtarë fenomenalë në çdo pozicion të fushës. Duhet të jemi agresivë, të vrapojmë dhe të mos i lëmë të luajnë. Brazili dhe Argjentina janë skuadrat më të mirë në botë me shumë lojtarë të mëdhenj. Më pëlqen t’i shikoj, është kënaqësi të luaj kundër skuadrave të tilla”, është shprehur Modriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar për…