Modriqi: Për Realin asgjë nuk është e pamundur  

14 nëntor 2018 | 15:24

Mesfushori Luka Modriq ka treguar besimin e plotë se Real Madridi mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve, ndonëse nuk ka bërë një nisje sezoni mbresëlënëse.

“Në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos për Realin e Madridit, diçka që e kemi treguar. Pse të mos e fitojmë dhe Ligën e Kampionëve për herë të katërt radhazi? Duhet që të përmirësohemi me lojën tonë. Gjëja më e rëndësishme është se në çfarë pozicioni do të jemi në fund të edicionit. Do të punojmë shumë për t’u ngjitur sa më lart. Ne synojmë që të fitojmë titullin, por mbi të gjitha të bëjmë një lojë të bukur”, ka thënë Modriq.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe përfaqësuesit e Bordit…