Modriqi projekton rikthimin në Angli pas 9 vitesh

29 nëntor 2021 | 12:11

Pep Guardiola ka nevojë për një mesfushor cilësor dhe drejtuesit e Manchester City po studiojnë alternativa të ndryshme për të kënaqur trajnerin spanjoll.

Pak ditë më parë u përfol për një interesim të Manchester City për Frenkie De Jong, por Barcelona kërkon minimalisht 100 milion euro për të lënë të lirë 24-vjeçarin holandez.

Në skenë ka dalë një tjetër emër intrigues për Cityn. Super Deporte shkruan se bëhet fjalë për Luka Modriq, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid.

Kapiteni i Kroacisë del lojtar i lirë në fund të sezonit, rinovimi me “Los Blancos” nuk po vjen dhe nënkampionin e botës e tundon ideja për t’u transferuar te kampionët e Anglisë.

Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, “Cityzens” do të sigurojnë falas një mesfushor plot kualitet dhe eksperiencë, me 36-vjeçarin që do të rikthehej në ishull, aty ku luajti me Tottenham gjatë viteve 2008-2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë…