Mogherini: Dialogu Thaçi-Vuçiq, i vështirë

25 qershor 2018 | 14:41

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se takimi i fundit në mes të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut ka qenë i vështirë, por inkurajues.

“Dje kemi pasur një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në mënyrë inkurajuese, por shumë i të vështirë”, ka thënë Mogherini para se të hynte në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ajo ka thënë se Ballkanit Perëndimor i duhet tani që Bashkimi Evropian të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbushë atë që ka premtuar.

Mogherini ka thënë se në Ballkanin Perëndimor është bërë përparim i dukshëm dhe vuri theksin mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Ajo ka thënë se  pret që ministrat e Jashtëm të BE-së, në takimin e nesërm, të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithë brazilianët do të jenë të mbërthyer përpara televizorit për…