Mogherini të hënën pret në takim kryeministrat e Ballkanit

15 dhjetor 2017 | 14:12

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, u ka bërë thirrje kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të marrin pjesë në një takim jozyrtar në Bruksel, i cili do të mbahet të hënën.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në takimin e tretë në mes të Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, pritet të diskutohen ngjarjet aktuale në rajon dhe perspektivat për vitin 2018.

“BE-ja është e përkushtuar që të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin, dhe të sigurohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt Bashkimit Evropian të jetë i pakthyeshëm”, është thënë në deklaratën e BE-së .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK)) ka organizuar të premten…