Moldavia rihap hapësirën ajrore

14 shkurt 2023 | 14:52

Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile, disa orë pasi të martën mbylli përkohësisht atë për shkaqe sigurie, tha autoriteti i aviacionit.

Më herët, kompania shtetërore e fluturimeve, Air Moldova, njoftoi se shteti mbylli përkohësisht hapësirën ajrore.

Autoriteti i aviacionit tha se më vonë do të japë detaje për këtë çështje.

Mbyllja dhe rihapja e sërishme e hapësirës ajrore vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Moldavisë dhe Rusisë.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia po planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen në shtetin e saj, për të ndaluar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë në luftën kundër Ukrainës.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e presidentes Maja Sandu, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet ndaj ish-republikës sovjetike që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New Deal Europe, platforma e turizmit që promovon 12 vende…