Molliqaj e quan Kurtin kryeministër të asociacionit

02 shkurt 2023 | 12:39

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pranuar të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por me gjashtë kushte.

Molliqaj,  kërkuar nga Kurti ta dijë datën e nënshkrimit të asociacionit. Në këtë kontekst, Molliqaj ka kërkuar të bëhen bashkë për ta kundërshtuar asociacionin me protesta.

“Kryeministri i asociacionit. Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e asociacionit. Dhe kushtet që na i paska! Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur.  Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën! Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asociacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë qëndrimit në…