Molliqaj: Kurti po rrenë, i bëjë ftesë t’i publikojë pagat në LV-së

03 dhjetor 2020 | 21:10

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin “Debat” të RTK-së e ka kritikuar ashpër liderin e LV-së, Albin Kurti dhe ish partinë e tij.

Ai e ka quajtur ‘rrenë publike’ deklarimin e Kurtit se me largimin e grupit të Molliqajt nga LV-ja është zvogëluar pabarazia sociale.

“Është rrenë publike e Kurtit dhe kjo mund të faktohet dhe i bëjë ftesë publike Vetëvendosjes t’i bëjë publike pagat brenda partisë dhe t’i shihni dallimet”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse gjatë kësaj kohe janë zvogëluar pagat e zyrtarëve të VV-së dhe është ngushtuar hendeku social, ai kërkon falje.

“Në Vetëvendosje është rritur pabarazia dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe në atë të demokracisë. Tash e kemi një njeri që bën shoh në LV dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë aty. Një herë e lëshon një deklaratë për Gjykatën Speciale dhe del mbështetje të atyre që janë në Hagë, pas dy javësh e thonë të kundërtën”, ka thënë Molliqaj.

Ai e ka quajtur periudhë të mirë këtë trevjeçar të largimit nga Vetëvendosje. “Mirë që kaluan këto tri vjet dhe mund të shihet kujt iu ka rritur pasuria, kush ka ble banesa gjysmë milionëshe, etj., dhe të gjithë e dinë dhe shihen këto. Plot njerëz kanë menduar se aty është ndryshe, por koha e ka treguar të kundërtën dhe po e tregon”, ka thënë Molliqaj, dikur sekretar organizativ në LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka mundur Sigal Prishtinën në udhëtim 70:87…