Molliqaj: LDK-ja po frikësohet nga vetëvetja, LV-ja nga refuzimi i saj

25 gusht 2019 | 15:37

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se as LDK-ja e as Vetëvendosje nuk e kanë guximin ta caktojnë kandidatin për kryeministër.

Ai ka thënë se LDK-ja po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV-ja nga refuzimi i LDK-së.

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”.

“As LDK-ba dhe as VV-ja nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së. I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që di dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është duke e fituar ndeshjen ndaj AFC Bournemouth…