Molliqaj: Në LV shumë gjëra kemi bërë gabim

17 maj 2018 | 21:58

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për kohën e veprimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing” se LV-ja ka gabuar shpeshherë.

“Plot gjëra kemi bërë gabim. Ideja e protestave të shpeshta dhe jo të fuqishme ka qenë gabim, s’kishim rezultate. Pastaj, ekskluziviteti që kemi pasur, mosgatishmëria për të pranuar njerëz që kishin bërë gabime, sipas nesh”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me shumë personalitete…