Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç PSD-së

21 maj 2026 | 13:38

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të enjten një aksion para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, me ç’rast përfaqësues të partisë kanë dorëzuar një ftesë për debat,

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se vendi ka mbetur pa opozitë, andaj edhe do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se aksione të tilla do të ndërmerren sërish nga PSD-ja për të moslejuar më një “qeverisje të qetë” të Vetëvendosjes.

“Lëvizja Vetëvendosje i tutet veç PSD-së”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 20 qershor mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen…