Momenti kur kadetja e FSK-së nderohet me çmimin prestigjioz nga Akademia Ushtarake e Britanisë

09 prill 2021 | 14:09

Kadetja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilirianë Bunjaku është shpërblyer me çmimin “Shpata Ndërkombëtare”,  e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe.

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur Bunjaku nderohet me këtë çmim.

“Krenari, emocion, inspirim të shohim kadeten e FSK-së, Ilirianë Bunjaku tek i prezantohet shpërblimi i nderit për demonstrim të qëndrueshmërisë fizike, guxim, dhe aftësi të vërteta lidershipi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, standing, monument and text that says 'LIVE 1.6k ER L00 1000 AIMOAN Swipe left to reveal comments and reactions'May be an image of 1 person, standing, military uniform, outdoors, monument and text that says 'LIVE 1.6k ER EKDAI I Swipe Ûc left to reveal comments and reactions'May be an image of one or more people, people standing, military uniform and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati francez ka miratuar projekt-ligjin për ndalimin e praktikave fetare…