Momenti kur ushtria ukrainase shkatërron takun rus në Mariupol (video)

17 mars 2022 | 13:32

Forcat ukrainase kanë shpërndarë pamje të një tanku rus që goditet teksa po kalonte nëpër Mariupol.

Ukraina pretendon se Rusia ka pësuar humbje të mëdha si të trupave ashtu edhe të pajisjeve të saj që nga pushtimi, shkruan “Skynews”.

Mariupol, në Ukrainën juglindore është aktualisht objektiv i granatimeve pothuajse të vazhdueshme ruse.

Është kyçe për Rusinë, sepse kapja e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë të Luhanskut dhe Donetsk (të njohura kolektivisht si Donbas).

Videon mund ta shihni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daim Ilazi Faik bej Konica (më vonë i quajtur Faïk…