Monika Kryemadhi rizgjedhet kryetare e LSI-së

22 nëntor 2020 | 15:27

Monika Kryemadhi është zgjedhur edhe për një mandat në postin e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Kryemadhi pa asnjë kundërkandidat ka marrë gjithsej 42 mijë e 807 vota, nga 44 mijë e 413 sa kanë votuar.

Lajmin e ka barë me dije kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të LSI-së, Silvana Caka, në një konferencë për medie.

“Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44 413 anëtarë nga të cilët 42 807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin”, ka thënë Caka.

Caka ka bërë me dije se është duke vazhduar procesi i numrit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, ndërsa ka inkurajuar grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Një falënderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, është shprehur ajo

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe kryetarin e LSI-së, kanë marrë pjesë 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7 për qind e anëtarësisë.

Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28 mijë e 285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16 mijë e 128 anëtarë votuan online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit e mposhti pa asnjë problem skuadrën e…