Monza interesohet për Buffonin

21 maj 2021 | 12:54

Tashmë është edhe zyrtare që Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Portieri legjendar e ka konfirmuar largimin, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të pensionohet apo do të ketë ndonjë ofertë që ia vlen.

Ekipi nga Serie B, Monza raportohet se e ka kontaktuar portierin 43-vjeçar. Monza nuk arriti të inkuadrohej në Serie A, duke u eliminuar në “play-off” nga Cittadella.

Shefi i Monzas, Galliani e ka kontaktuar portierin italian, megjithatë tani për tani nuk ka asnjë ofertë reale me shifra që lidhen me vitet e kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka mundur Poloninë,…