Morata nuk lëviz nga Juve
31 janar 2022
| 16:57
Sulmuesi Alvaro Morata ishte duke u kërkuar nga Arsenali, Tottenhami dhe Barcelona, por ai vendosi përfundimisht t’i mbetet besnik skuadrës së Juventusit.
Sipas “AS”, Arsenali ishte duke provuar të bindë Moratan për kalimin në “Emirates” për pjesën e mbetur të sezonit, por kjo gjë nuk do të ndodhë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Morata do të qëndrojë deri në fundin e sezonit në Torino.



