Morata: Shqipëria ishte spektakolare në kualifikuese, Spanja dhe Italia kalojnë grupin

21 mars 2024 | 13:18

Alvaro Morata ka bërë parashikimin e tij për skuadrat që kualifikohen nga Grupi B në “Euro 2024”, aty ku bëjnë pjesë Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria.

Ylli spanjoll ka rezervuar fjalët më të mira për Kombëtaren kuqezi, duke e cilësuar “spektakolare” në kualifikuese.

“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kualifikohen dhe më lejoni të shtoj një gjë. Ata që shkojnë përtej grupit tonë do të shkojnë shumë larg, por do të jetë e vështirë. Kroacia ka një gjen konkurrues të jashtëzakonshëm. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. I kishim përballë edhe në Evropian, madje mund të kualifikoheshin. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në Ligën e Kombeve”, ka thënë Morata.

“Shqipëria ishte spektakolare në fazën e grupeve kualifikuese. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Nëse ul ritmin, je menjëherë nën presion. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh, ndërkohë që Italia fitoi Evropianin falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, ka shtuar sulmuesi për “Gazzetta dello sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme  të Kosovës (MPJ), Behgjet Pacolli,…