Morata u ndëshkua me karton të kuq, zbulohet çfarë i tha gjyqtarit

29 nëntor 2020 | 13:02

Alvaro Morata nuk do të jetë i gatshëm për Juventusin në ndeshjen e radhës në kampionat, kjo për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e djeshme ndaj Beneventos, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e vetëm të takimit për bardhzinjtë, por ky nuk vlejti për t’i dhënë ekipit të Pirlos fitoren. Në minutat e fundit të ndeshjes, Morata pas një kontakti me lojtarin e Beneventos rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti.

Megjithatë nuk është i këtij mendimi gjyqtari Fabricio Pakua, i cli lejon lojën të vazhdojë. Nga kjo sulmuesi irritohet dhe i drejtohet me fjalët: “Është penallti. E turpshme!”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga gjyqtari, i cili e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë përkundër që javën…