Mori 5 hektarë tokë komunale për fabrikën e peshkut që nuk u ndërtua kurrë, ish kryetari Tahiri dhe “Emona Group” e Mikullovcit ftohen ftohen për raportim para komisionit verifikues

03 qershor 2023 | 22:06

U prezantua si njëri nga projektet më të rëndësishme të mandatit qeverisës nga ana e ish kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Bëhet fjalë për projektin e vitit 2020 të ndërtimit të një fabrike për përpunimin dhe paketimin e peshkut në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Ky projekt i kompanisë “Emona Group” bashkë me investitorët kroatë “Conex” parashihej të realizohej në pronën komunale të dhënë ne shfrytëzim nga ish kryetari Xhafer Tahiri, raporton Veriu.info.

Mbi 5 hektarë (53693 metra2) tokë komunale i ishte dhënë në shfrytëzim “Emona Group” për ndërtimin e fabrikës që s’u bë deri më tani, përveçse u përvetësua shfrytëzimi i tokës komunale të Vushtrrisë.

Pronar i kompanisë “Emona Group” është Shaip Mikullovci, për të cilin në një kërkim në ARBK mësohet se posedon një kapital prej 2.5 milionë euro.

Bazuar në këtë fakt Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka krijuar komision verifikues për procesin e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale.

Ky komision fillimisht kishte ftuar ish kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në shkurt të këtij viti, që të prezantojë para komisionit çdo akt, fakt apo informatë në formë elektronike apo me zë, formë të shtypur, inçizime vizuale apo autovizuale, fotografi, vizatime, video, film, raport, akt, tabelë, projekte, drafte ose shtesa tjera, të cilat prodhohen.

Por Tahiri nuk i isht përgjigjur kësaj ftese, andaj komisioni komunal verifikues ka ftuar sërish ish kryetarin Tahiri dhe përfaqësuesin ligjor të “Emona Group” SHPK në pronësi të biznesmenit vushtrrias Shaip Mikullovci.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht ftesën që i është dërguar ish kryetarit Tahiri dhe përfaqësuesit ligjor të “Emona Group” Latif Resyli, si nënshkrues i kontratës nr 133/2020 të datës 07.02.2020, me komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e qiramarrësit, për marrjen në shfrytëzim të pronës komunale me sipërfaqe prej 53693 metra katror në Zonën Kadastrale në fshatin Gracë, që të japë informata pranë këtij komisioni më datë 08.06.2023 në orën 11:00.

Sipas deklarimit të atëhershëm të kryetarit Xhafer Tahiri ky projekt do të punësonte fillimisht 208 gra në fazën fillestare e më vonë me kompletimin e projektit rreth 500 të punësuar.

Por fatkeqësisht kjo fabrikë nuk u ndërtua kurrë kurse “Emona Group” vazhdon ta shfrytëzojë pronën për qëllime tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën PSG-së pas 2 sezonesh.…