Morina, basketbollistëve ‘dardanë’: Shpresoj të ktheheni me dy fitore

26 nëntor 2020 | 13:42

Një nga mungesat e mëdha për Kosovën në ndeshjet kundër Sllovakisë dhe Islandës është Gëzim Morina. Morina iu ka drejtuar bashkëlojtarëve me një mesazh të qartë.

“Ndjenja që ne si basketbollistë e përjetojmë kur veshim fanellën e shtetit tonë Kosovës, nuk krahasohet me asgjë në botë. Duke ndjerë keqardhje që nuk jam aty të ju ndihmoj shokëve të mi, ju dëshiroj shumë fat në këto dy ndeshje dhe si gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, uroj që të ktheheni në Kosovë me dy fitore. Përpara djem!!!”, ka thënë Morina.

Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë nga ora 19:00, kurse më 28 nëntor nga ora 16:00 me Islandën. Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, ku Kosova është lidere me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tri dhe Luksemburgu dy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar pranuar një letër nga Miroslav…