Morina emërohet trajner i Arbërisë

07 korrik 2020 | 22:28

Trajneri i njohur kosovar i futbollit, Arbnor Morina, do të udhëheq Arbërinë e Dobrajës në edicionin e ardhshëm. Të martën mbrëma është zyrtarizuar marrëveshja në mes të klubit të promovuar në Superligë dhe Morinës.

Morina si trajner ka punuar në shumë skuadra të vendit. Në disa prej klubeve ka mbajtur edhe poste tjera drejtuese. Është prej emrave të njohur të futbollit kosovar.

“Trajneri Morina punën në KF Arbëria do ta fillojë pas përfundimit të kampionatit në IPKO Superligë, pasi aktualisht është i angazhuar te KF Flamurtari. Arbëria aventurën në Superligën e Kosovës do ta fillojë me një trajner si Arbnor Morina”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për mundësinë e…