Morina i shpëton ekstradimit në Serbi, shumë pranë lirimit

29 mars 2018 | 17:58

Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballisti, i shpëtoi ekstradimit në Serbi. Tifozi kuqezi që mori përsipër edhe ngritjen e dronit në Beograd në mbrëmjen famëkeqe të 14 tetorit 2014 fitoi betejën e parë, edhe pse lufta do të vazhdojë.

Pasi e mbajtën për 9 muaj me radhë në burg në Kroaci, beteja ligjore u fitua përgjysmë, sepse nëpërmjet avokatit të tij, i riu nga Kukësi i shpëtoi ekstradimit në Serbi, vendin që kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për akuzën e nxitjes së urrejtjes mes popujve.

Me Kroacinë që hodhi poshtë kërkesën e tij për azil, zgjidhja më e mirë për Ismail Morinën u shndërrua transferimi prej kësaj mesjave në një burg të Italisë, aty ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë. Një avantazh i Ballistit përtej Adriatikut është fakti se ai është rezident prej shumë vitesh në këtë vend, ku madje edhe bashkëshortja e tij është italiane.

Sipas burimeve pranë tifozit, transferimi në Itali bën që të afrohet fundi i kalvarit që nisi me ndalimin në Zagreb më 10 qershor 2017, ndërsa tashmë besohet se lirimi përfundimtar është mjaft pranë. (Supersport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Avdullah Kodra…