“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

10 prill 2022 | 13:59

“Abcnews.al” ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi.

Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin, por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Pjesë nga përgjimet të zbardhura nga Abcnews.al:

Halimi: Hë mik

Fatriu: A të thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me hëngër një pilaf thashë që t’i kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aq dhjetë minuta  se… (nuk kuptohet qartë)

Gjate përgjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Ka mbaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre valla

Halimi: Po valla e marr në telefon unë tash, thush kur të afrohesh se ja çova numrin tënd, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam kenë në zbritje të Kçirë tha, telefoni s’bejke me thirr… Po unë të kom thirr dhjetë herë thashë bre… Unë jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gjë emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tënd hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Unë thashë ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç këqyr në darkë një herë… Mos u përmend gjo atyne se nuk del mirë me ju thonë, po veç këqyr në darkë një here, a po.. (nuk kuptohet qartë) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qartë). Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik që në Lezhë vallaj jam, me dhëndër, me atë (nuk kuptohet qartë) patentën.

Ça bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (kështu dëgjohet), edhe…

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njëqind eursh. Jo or dajë thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithë doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku uaa q*va ropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk banë thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashë hajde, ndrysh thash, jo. Tash unë mirrem edhe me këto, mirrem me qaq thashë…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qartë) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njëqind e pesëdhjetë tha do me mbulu dhe doganierët or ti… Jo or ti thash…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jada Pinkett Smith ka qenë kryefjala e mediave së bashku…