Mos ndoshta Kylie Jenner po sjell një trend të ri në vetulla?!

05 tetor 2022 | 12:00

Kylie Jenner dukej pothuajse e panjohur me vetullat e zbardhura në një seri fotosh që ndau me fansat gjatë Javës së Modës në Paris gjatë fundjavës. Modelja 25-vjeçare ka marrë pjesë në prezantimet e modës në kuadër të konferencës gjysmë-vjetore në kryeqytetin e Francës së fundmi, ku mori vlerësime për zgjedhjet e saj stilistike.

Ajo tani ka tërhequr vëmendjen për vetullat e saj të zbardhura në një seri fotosh të shpërndara në rrjetet sociale së fundmi. Ato treguan yllin e televizionit të realitetit duke pozuar në një shtrat, ndërsa kishte veshur të brendshme të zeza dhe çizme deri tek gjuri, e shtrirë pranë një grushti rrushi që ajo po hante.

Postimi ka grumbulluar më shumë se 8 milionë pëlqime në platformë që kur u ngarkua nga Kylie dhe ka tërhequr mijëra komente, duke përfshirë komplimente për të. “I dua vetullat e tua”, tha një ndjekës në seksionin e komenteve, ndërsa një tjetër fanse shkruante poshtë postimit:

Vetullat e zbardhura do të jenë pika ime kryesore e kësaj jave.

“I dua ato. Mendoj se janë vërtet të lezetshme”, tha një ndjekës i tretë në përgjigje të komenteve për vetullat. Një person tjetër ngacmoi:

Shumë shpejt të gjithë do ta bëjnë këtë.

Mos ndoshta Kylie Jenner po sjell një trend të ri në vetulla?!Mos ndoshta Kylie Jenner po sjell një trend të ri në vetulla?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka prezantuar rritjen e…