Muja thotë se Kosova ka uljen të madhe të papunësisë nën pushtetin e Albin Kurtit

05 tetor 2022 | 12:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka prezantuar rritjen e pretenduar numrit të vendeve të punës nën qeverisjen “Kurti 2”.

Muja ka theksuar se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 17.7 për qind.

Sipas deputetit gjatë vitit 2021 janë raportuar më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

“Indikatorët kryesor të tregut të punës: numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë 2021 ka arritur në 414 705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur në 17.7% (ASK, 2022). Gjate vitit 2021 janë raportuar rreth 32 000 vende pune më shumë krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë është ulur nga 24.6 në 17.7%”, ka shkruar Muja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kritika nga opozita është duke u shqyrtuar marrëveshja ndërkombëtare…