Moses prezantohet te Fenerbahçe

25 janar 2019 | 16:50

Futbollisti i Chelseat, Victor Moses është prezantuar në skuadrën Fenerbahçes, e cila në këtë edicion është duke përjetuar një krizë të madhe rezultatesh.

Siç dihet futbollisti nigerian aktivizohej prej vitesh me blutë e Londrës, ku me Antonio Conten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar në sezonin 2016/2017.

28-vjeçari ka luajtur edhe për Wigan Athletic, Crystal Palace, West Ham United, Stoke City dhe Liverpool.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), ka nënshkruar të premten…