Mosha e 10 viktimave nga Covidi

19 shtator 2021 | 15:38

10 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë burra dhe 5 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 50-59 vjeç, katër viktima të grupmoshës 60-69, një viktimë është të grupmoshës 70-79 vjeç dhe katër viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Fushë Kosovës, Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Gjakovës, Gllogocit, Pejës, Suharekës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së rëndë ndaj Interit me shifrat 6-1 dhe…