Moska nuk ka më ushtarë, Teherani e ndihmon duke i dërguar armiqtë e dikurshëm

02 nëntor 2022 | 08:03

Moska nuk di nga të marrë më ushtarë, që po pakësohen dita ditës në frontin ukrainas. Të pastërvitur dhe të keq armatosur, ushtarët e mbledhur gjatë mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga Kremlini, rreth 300 mijë shtetas të moshave të ndryshme,  po bien nën goditjet e kundërsulmit të Kievit, aq sa dje u raportuan nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës rreth 1 mijë ushtarë rusë të rënë brenda një dite.

Por një ndihmë në këtë pikë mund të vijë edhe një herë nga Irani, që po tregohet ndoshta si aleati i vetëm i Kremlinit.

Jo vetëm regjimi i Teheranit po i furnizon më dronë dhe raketa, që kanë mundësuar bombardimet në qytetet kryesore gjatë javës së kaluar, por tani mund t’i ndihmojë rusët edhe në gjetjen e ushtarëve, madje aty ku as vetë Moska nuk do ta besonte.

Bëhet fjalë për mijëra ushtarë afganë, profesionistë të trajnuar vite me radhë nga forcat amerikane, dhe që pas vendimit të Uashingtonit për t´u tërhequr pas dy dekadash nga ai vend, kolapsuan ndaj sulmeve të talibanëve që rifituan pushtetin.

Vetëm një pjesë e vogël e tyre ka arritur të ikë në vendet perëndimore, pjesa më e madhe o i është nënshtruar pushtetit taliban, ose kanë migruar në vendet fqinje, ndër to edhe në Iran.

Prej ditësh qarkullon një udhëzues i forcave ruse, në gjuhë farsi, që i drejtohet pikërisht këtyre personave, duke i premtuar rreth 1500 dollarë në muaj dhe nënshtetësinë ruse në qoftë se pranojnë të rekrutuar.

iran missili 1280x720

Jo pak prej tyre ndjejnë zhgënjim dhe hakmarrje ndaj ish-aleatëve amerikanë, aq sa sipas një ish gjenerali afgan të intervistuar nga e përditshmja italiane Corriere della Sera, “mund të jenë të paktën 2 mijë ushtarakët afganë që janë nisur në drejtim të Ukrainës”.

Një paradoks i historisë, nga momenti që baballarët e atyre afganëve kanë luftuar në 1979 pikërisht kundër rusëve, që atëherë përbënin trupat më të zgjedhura të Bashkimit Sovjetik, qe pushtoi vendin duke i paraprirë rrezikut të ndërtimit të një vendi pro-amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për…