Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, Hoxhaj: Dezertim i politikës së jashtme të Kosovës

17 korrik 2023 | 17:55

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mospjesëmarrjen e kryeministrin Albin Kurti në takimin përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit, ku ishte i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka theksuar se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës.

“Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar dhe një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë që Kosova ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë dhe botë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, njofton se sot është takuar me…