Mosrespektimi i masave kundër Covidit, ja sa gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit

22 tetor 2021 | 11:11

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat kundër Covidit.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 384 gjoba për mosrespektim të masave kundër Covidit, ndërsa për mosrespektim të rregullave në trafik janë shqiptuar 1603 gjoba.

Ndërsa gjatë ditës të enjte kanë ndodhur 33 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 15 me të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por…