Mot i keq edhe në Durrës, vështirësohet lundrimi në brigjet italiane

12 nëntor 2019 | 11:13

Për shkak te motit të keq, në Durrës anijet e peshkimit nuk kanë dalë për gjueti, ndërsa veprimtaria përpunuese në portin më të madh të vendit ka vijuar normalisht.

Në Gjirin e Durrësit deti ka një dallgëzim deri në 4 ballë, ndërsa situata meteorologjike paraqitet më e keqe në brigjet italiane të Adriatikut, gjë që pritet të shkaktojë vonesa në nisjen e trageteve të Barit e Ankonës drejt Durrësit.

Era me drejtim juglindjeje ka krijuar vështirësi për lundrimin në brigjet italiane dhe në det të hapur.

Sipas Kapitenerisë së Durrësit, moti i keq do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku forca e detit pritet të arrijë 5-6 ballë në Gjirin e Durrësit. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar mbrëmë në Paris…