Mot i lig në Afrikë, erërat rrokullisin kamionët dhe veturat

09 prill 2024 | 09:46

Moti i lig ka kapluar Afrikën e Jugut, ku erërat me shpejtësi marramendëse po shkatërrojnë gjithçka para vetes.

Një video amatore shfaq momentin kur veturat dhe kamionët që lëviznin nëpër një autostradë në pjesën perëndimore të Cape, rrokullisen nga erërat e forta, transmeton Telegrafi.

Nga kjo stuhi është raportuar për dëme të mëdha dhe shkulje pemësh, që bllokuan shumë rrugë dhe trafiku u bë pothuajse i pakalueshëm.

Dy incidente të tilla ndodhën në urën e autostradës N1 në afërsi të tunelit Huguenot – rreth 60 kilometra në lindje të Cape Town.

Aty shihet sesi kamioni gjigant rrokulliset sikur të ishte i prodhuar nga letra, ndërsa në një tjetër veturat përplaseshin me njëra-tjetrën nga erërat shumë të fuqishme që frynin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit