Mot me diell e vranësira kalimtare nesër në Kosovë

05 dhjetor 2018 | 21:53

Dita e enjte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare, bën të ditur i Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), me anë të një komunikate për media.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës do të mbahet…