Mot me diell, temperatura mbi 35 gradë Celsius

24 qershor 2021 | 10:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit që vijnë nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të zhdukjes…