Moti i ftohtë dhe me reshje të borës

01 mars 2018 | 09:14

Moti gjatë ditës së sotme sipas parashikimeve të meteorologëve prite të jetë me vranësira dhe e mundësi të reshjeve të borës në orët e pasdites. Temperaturat do të sillën në mes minus 8 e minus 3 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHK), për shkak të erës temperaturat mund të jenë dukshëm më të ulëta.

Nesër, po ashtu, parashihet të kemi mot me vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje shiu e në viset malore edhe reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme ato do të sillën në mes 0 e 3 gradë celsius.

Depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga  Mesdheu do të bëj që gjatë fundjavës temperaturat të shënojnë ngritje të theksuar ato do të lëvizin në mes 1 e 8 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Sofje…