Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan

11 qershor 2023 | 14:50

Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë lënë të paktën 27 njerëz të vdekur, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit,  kanë thënë zyrtarët të dielën.

“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, ka thënë për “AFP”-në zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhwa të shtunën, shkruan “REL”.

Pesëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.

Më shumë se 140 persona janë lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë presioni ndërkombëtar për shtensionimin e situatës në…