Moti në javën e ardhshme në Kosovë, me vranësira dhe reshje shiu

28 prill 2019 | 22:34

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.

Kjo gjendje meteorologjike vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit të IHMK-së, reshjet e shiut parashihen ditën e hënë gjatë natës dhe herë pas here do të vazhdojnë edhe ditëve tjera në intervale të ndryshme kohore. Për shkak të cikloneve që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të regjistrohen edhe vlera nën normalen të shtypjes atmosferike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, skuadra e Rahovecit, e përkrahur…