Moti për ditën e sotme

14 janar 2019 | 22:40
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK),  ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. “Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ), në Pejë, është institucioni i parë…