
Moti për dy ditët e ardhshme
21 prill
14:04
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu (kryesisht ditën e premte). Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.
Sasitë e reshjeve të fundit sipas rrjetit të IHK-së ishin:
Podujevë 27 mm (litër për metër katror)
Malishevë 21mm
Prishtinë 20 mm
Junik 18 mm
Ferizaj 18mm
Kamenicë 18
Shajkoc 18mm
Dragash 15mm
Peja 9mm
Istog 7mm dhe
Tuxhec 7mm.